“Ishte viti 2000. Tirana nuk ishte ajo që është sot”, libri i Ramës në italisht

19/04/2018 09:07

Në nëntor të 2011, Edi Rama, në atë kohë ende në opozitë, publikoi librin e tij “Kurban”, një libër që u prit mirë nga kritika.

Shtatë vjet më vonë, libri i Ramës vjen dhe në italisht, dhe është vetë kryeministri që publikon kopertinën e librit. “Il Sacrificio” prej sot është në shitje në libraritë italiane.

Ajo që bie në sy është kopertina e librit, me sheshin Skënderbej në koncert, skena muzikore, dhe patkoi i kalit të Skënderbeut.

Ndërsa në pjesën e pasme një foto e Ramës dhe shkrimi: “Ishte viti 2000. Tirana nuk ishte fare ajo që është sot”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA