E enjtja vijon të jetë me mot të paqëndrueshëm, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore të vendit, ku do të ketë shira të përkohshëm. Kthjellimet do të vijnë në orët e mbrëmjes.

Sipas Meteoalb, paraditja e së enjtes paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri, në Jug dhe pjesërisht zonat Qendrore do të ketë vranësira të dukshme të cilat fuqizohen gradualisht duke sjellë shira të përkohshëm në jug si edhe në zona të izoluara të qendrës dhe lindjes së territorit.

Dita e premte dhe fundjava parashikohet të sjellin kryesisht kthjellime mbi Shqipëri.

Temperaturat e ajrit për ditët në vijim, do të sjellin rritje të lehtë dhe graduale duke brë që minimalja dhe maksimalja në rang territori të luhatet nga 7 – 28˚C.

Top Channel