Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë theksoi se rekomandimi dëshmon se cila është rruga e duhur që duhet ndjekur.

Ndërsa u shpreh se nuk ka opozitë në botë që braktis Kuvendin një ditë pas marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave, Balla theksoi se BE si arbitër i pavarur ka njohur arritjet.

“Rruga që mbetet përpara mbetet ende e qartë. Rekomandimi pa kushte tregon qartë për progresin e vazhdueshëm që ka realizuar vendi ynë. Ndryshe nga shumë prej këtyre që përpiqen të hedhin baltë, BE si arbitër i pavarur ka njohur arritjet tona. Vendimi i KE është një tregues i qartë se Reforma në Drejtësi po jep efektet e para. Reforma në Drejtësi gëzon mbështetjen unanime të publikut. Reforma në Drejtësi ajo që e vendosi Shqipërinë në rrugën drejt europës. Rekomandimi nuk është notë kaluese, por është edhe tregues i rritjes ekonomike dhe zbatimit të të drejtave të të njeriut. Nëse vazhdojmë këtë rrugë mund të bëhemi edhe ne pjesë e familjes më të madhe europiane. Shqipëria konsiderohet jo më një kandidat i mundshëm, por një partner që mund të uëlet në të njëjtën tavolinë me vendet më të civilizuara të perëndimit. Nuk ka opozitë që braktis Kuvendin një ditë pas merr rekomandimin për negociatat. Nuk ka asnjë opozitë në botë të ketë këtë sjellje”, u shpreh Taulant Balla.

Më tej kreu i grupit parlamentar të PS bëri thirrje për bashkëpunim mes të gjitha forcave parlamentare, për të avancuar më shpejt drejt BE-së.

“Detyra jonë është që me këmbëngulje të bëhemi bashkë. T’i shtrijmë dorën partive të tjera të bëhemi bashkë në rrugën drejt europës. Nëse jemi bashkë kjo rrugë bëhet më e lehtë. Shqipëria ende jo pjesë e BE, por rekomandimi na dëshmon se cila është rruga e duhur që duhet ndjekur”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA