Aksidenti i Pogradecit, në kërkim shoferi. Në çantën e pasagjeres gjendet thikë

19/04/2018 10:10

Pasditen e të mërkurës u aksidentua për vdekje një 83-vjeçar, teksa drejtuesi i mjetti u largua nga vendngjarja.

Por vetëm pak orë më pas policia e Pogradecit ka vënë në pranga Ervin Seitllarin, 40 vjeç, pasagjer në makinën e aksidentit. Ndërkohë në kërkim janë shpallur drejtuesi i mjetit K.M, 28 vjeç nga Ishull Shëngjin, dhe O. Ç., 25 vjeçe nga fshati Gurras.

“Pasi në unazën e qytetit të Pogradecit, shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen Polo” me targë AA718SN, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin J.S, 83 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë. Pasagjerë në këtë mjet kanë qenë shtetasi Ervin Seitllari dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras, të cilët nuk kanë kallëzuar krimin”, thotë policia e Korçës.

Por gjatë kontrollit të mjetit, në sediljen e pasme të tij u gjet çanta personale e 25-vjeçares, brenda së cilës kishte një thikë të cilën kjo e fundit e posedonte pa lejen e organeve përkatëse.Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA