Erion Veliaj e ka kthyer në një traditë të bukur takimin me fëmijët e vegjël dhe nxënësit e shkollave, që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës 3 vite më parë, aq sa shumë prej tyre vijnë tashmë edhe nga qytete të tjera.

I veshur me bluzë sportive me Batmanin, Veliaj mirëpriti në zyrën e tij nxënësit e shkollës “Effata”, të cilët kishin ardhur posaçërisht nga Lezha për t’i dhuruar një pemë.

Kjo dhuratë ka surprizuar jo pak kryebashkiakun Veliaj, i cili në postimin në “Twitter” e cilëson si dhuratën më të mirë që i është bërë.

“Shumë faleminderit grupit të nxënësve nga Lezha! Mirënjohje për vizitën, por dhe për pemën e bukur. S’mund të kishte dhuratë më të mirë! Suksese shkollës ‘Effata’ dhe të gjitha motrave katolike që shërbejnë aty! #VizitëNëBashki #BatmanForever”, shkruan Veliaj.

Ky i fundit i cilëson fëmijët si avokatët më të mirë për të ndikuar te prindërit, lidhur me projektet ambicioze për transformimin e kryeqytetit.

Tirana krenohet gjithashtu edhe për një “Këshill bashkiak fëmijësh”, aty ku të vegjlit takojnë kryetarin e Bashkisë, diskutojnë me të dhe përgjigjet që marrin, i përcjellin edhe te bashkëmoshatarët e tyre në klasë.

Bashkia e Tiranës u ka kushtuar një vëmendje të posaçme fëmijëve, duke mos u kufizuar thjesht në kujdesin për mirëmbajtjen e kopshteve, shkollave, këndeve të lojërave etj., por me përkushtim të përditshëm për të rritur qytetarë të përgjegjshëm e gjithmonë e më të informuar.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA