Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë ishte kapitulli i fundit për Shpëtim Duron në pankinën e Flamurtarit. Në një sezon që nisi si skuadër favorite, tani Flamurtari është jashtë çdo objektivi dhe me shumë gjasa rrezikon dhe rënien nga kategoria.

Trajneri Duro, duke folur për “Supersport” pas gjysmëfinales së humbur në Kupën e Republikës përballë Skënderbeut, ka theksuar se merr të gjitha përgjegjësitë për rezultatet negative të kohëve të fundit, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

“Mund t’iu them se kam marrë një vendim, e ai është se nuk do jem më trajner i Flamurtarit. Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit, rezultatet negative, por edhe eliminimin e sotëm, them se duhet të marr përgjegjësinë plotësisht mbi mua”, është shprehur ai.

Pavarësisht se Flamurtari e ka të mundur matematikisht që të sigurojë kupat e Europës përmes renditjes në kampionat, Duro ka vijuar se nuk mundet ta përballojë më situatën e krijuar.

Një pjesë të fajit, ai ia ka vënë edhe arbitrimit tendencioz, duke e konsideruar si një ndër faktorët që e kanë çuar të ndërmarrë këtë hap, pa harruar të theksojë se ekipi është penalizuar edhe nga dëmtimet e shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA