Përpara dy javësh, Bajerni i Mynihut fitoi kampionatin gjerman, ndërsa dje arriti në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Tani, objektivi kryesor i klubit bavarez është Champions League, ku në gjysmëfinale do të përballet me Realin e Madridit. Në deklarata për “Bild”, drejtori i përgjithshëm i Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge u shpreh: “Duhet të përqendrohemi për ditën e mërkurë. Nëse sot ka një skuadër që mund të mposhtë Realin, ajo skuadër jemi ne”.
Rummenigge theksoi se rezultati 6-2 në Kupën e Gjermanisë ndaj Bayer Leverkusen ishte një “demonstrim futbolli cilësor” nga ana e Bajernit, që ndeshjen e parë kundër madrilenëve do ta luajë në Gjermani.
Në këtë supersfidë, Bajernit do t’i mungojë Arturo Vidal, i cili u dëmtua në gju dhe i dha lamtumirën sezonit.
Top Channel