24/05 15:52
Penalltia e Juves rriti ndjeshëm presionin e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë për të kërkuar vendosjen e sistemit VAR edhe në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në kontinent, UEFA Champions League.
Por presidenti i organizmit që drejton futbollin në Evropë, Ceferin nuk lëkundet: ‘Champions League është si një Ferrari, nuk mund ta ngasësh menjëherë, duhet më parë të stërvitesh mirë, duhet praktikë dhe teste shtesë’ deklaroi presidenti.
Më tej Ceferin pohoi se: ‘është pak shpejt të flasim për VAR. për të qenë më realistë mendoj se ndoshta nga sezonit 2019-2020 mund të flasim për VAR në Champions dhe ndoshta edhe në finalet e kampionatit evropian.
Top Channel