Rama: Gjermania jo vend skeptik, por kampion i projektit të zgjerimit

18/04/2018 12:02

“Gjermania nuk është një vend skeptik për zgjerimin, përkundrazi, Gjermania është një vend kampion i projektit të Europës së Bashkuar dhe Merkel është në krye të një procesi që jo rastësisht për të shpallur një raport të ri me Ballkanin Perëndimor”.

Kështu u shpreh Kryeministri Rama në Konferencën e përbashkët me Mogherinin sa i përket skepticizmit të Gjermanisë drejt zgjerimit të Bashkimit Europian.

Rama nuk mohoi se se në Gjermani dhe në vende të tjera ka individ që janë skeptik dhe ka forca që janë kundër zgjerimit. “Një forcë që ka hyrë së fundmi në Parlamentin Europian është edhe kundër BE”, tha Kryeministri.

Më tej, ai theksoi se në këtë proces i rëndësishëm është përballje me argumentet.

“Ka edhe ndonjë që ka bërë fushatë kundër nesh qershorin e kaluar dhe kjo është normale, por ne duhet të përballemi me argumentet pasi në këtë proces. Është gjëja më e lehtë të nxirren bishta dhe alibi përballë faktit që Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat nga komisioni i pamëshirshëm që nuk bën dhurata, por që shikon një për një detyrat dhe zbatimin e tyre dhe ne kemi bërë detyrën tonë.
Shqipëria sot nuk është ajo që ishte dje. Ne sot jo vetëm jemi gati, por hyjmë në një fazë të re për t’u ulur ne negociata”, tha Rama.

Top Channel