Progres-raporti i BE, Turqia: Jo objektiv, e aspak i drejtë

18/04/2018 11:14

Teksa për Shqipërinë e Maqedoninë progres-raporti i BE vlerëson avancim në reforma, për Turqinë nuk është i njëjtë, të paktën sipas këndvështrimit të Komisionit, do të ishte regres-raport.

“Turqia ka ndërmarrë hapa pas në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe ka pengesa serioze në sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe të drejtave të tjera themelore. Në rrethanat e tanishme, hapja e kapitujve të rinj të negociatave nuk duhet marrë në konsideratë”, thuhet ndër të tjera në raportin e KE.

Por ky vlerësim nuk është aspak objektiv për qeverinë turke të drejtuar nga Binali Yildirim, ka qenë ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Omer Çelik që ka reaguar kundër progres-raportit të BE.

“Raportin e BE-së nuk e shohim si kritikë objektive dhe të drejtë që prezanton perspektivë pozitive për të ardhmen. Është maksimalisht e gabuar që raporti i BE-së të përdorë retorikë e cila pasqyron FETO-n si një OJQ të pafajshme”, ka thënë ai ndër të tjera.

Top Channel