Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Në pamundësi për të bërë një avokati më të fortë për ‘dëmin’ që pësoi në çerekfinalen me Real Madrid, Juventus e drejtoi gishtin nga shefi i ‘xhaketave të zeza’, Perluigi Collina. Në krah te ish-arbitrit italian ka dalë presidenti Ceferin: ‘Collina nuk preket!’
Pas penalltisë në minutat shtesë, presidenti i Juves, Andrea Agnelli e drejtoi gishtin nga dizenjatori italian, por Aleksander Ceferin mendon se ky është një vlerësim i gabuar dhe i nxituar. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Ceferin pohoi: ‘Collina nuk ka asnjë faj, ai zgjedh më të mirët me profesionalizmin e tij. Mendoj se ka dhënë shumë për përmirësimin e arbitrimit’.
Presidenti Ceferin ka folur me superlativa dhe për presidentin e Juves, me të cilin ka patur edhe një komunikim pas kësaj ngjarjeje: ‘Fola menjëherë me të dhe nuk mendoj se ka fyer ndokënd dhe nuk ishte agresiv. Këtë e konfirmon edhe delegati. Kishte të njëjtin frustim që shfaqi dhe Buffon dhe duke qenë dhe presidenti i skuadrës nuk mund ti fshehë emocionet’.
Presidenti Ceferin foli dhe për Buffon: ‘Ato që tha nuk ishin të mira, nuk duhej ti thoshte. Por duke parë që ishte protagonist i asaj ndeshjeje të madhe e kuptoj frustimin dhe zhgënjimin e dikujt që humbet ndeshjen në minutën e 93 me një penallti. Ndjen që ke humbur diçka të madhe’, deklaroi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Top Channel