Pakistani sulmon 22 lokacione në Afganistan, 274 anëtarë talebanë të vrarë, Kabuli bën thirrje për dialog
Masat tregtare të marra nga Presidenti Trump kanë nxitur reagime në mbarë botën, ku ai më i ashpri është i Kinës, që i është përgjigjur me të njëjtën monedhë.
Gjithsesi kundërpërgjigja e Kinës nuk është mjaftuar me kaq, pasi ditët e fundit zëvendës ministri i Tregtisë ka takuar një sërë ambasadorësh të vendeve të Bashkimit Europian.
Ai ka kërkuar që edhe BE-ja të bashkëpunojë me Kinën, për të kundërshtuar me forcë masat tregtare proteksioniste, të marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Donald Trump kërcënoi muajin e kaluar se do të vendosë tarifa me vlerë 150 miliardë dollarë për mallrat e importuara nga Kina, një lëvizje kjo e komentuar si ndëshkim për politikat industriale agresive të Pekinit në dëm të amerikanëve.
E teksa tensionet rriten, qeveria kineze po përpiqet të fitojë terren në sistemin e tregtisë globale, duke përfituar edhe nga shqetësimet e vendeve të Perëndimit për politikat e Trump.
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, takimet e ngutura të zyrtarit kinez me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se Kina po përpiqet të ngrejë një mur për të izoluar masat agresive të Trump, të cilat, sipas diplomatëve europianë, Pekini i kishte nënvlerësuar.
Top Channel