Farat pa cilësi në Myzeqe, fermerët ankohen për prodhimtari të ulët

18/04/2018 14:36

Fermerët e zonës së Myzeqesë i blejnë farërat dhe fidanët në pika të licencuara për shitjen e tyre, por kjo nuk u jep garanci për rendiment.

Shumë fermerë ankohen për cilësi të keqe të farërave, por edhe të pesticideve që shiten pa kontroll e që në fund dalin prodhime pa cilësi.

“Deri sa nuk ka kontroll, deri sa nuk e merr njeri përgjegjësinë, çfarë nuk ndodh”, shprehet një fermer.

“Kemi shumë defekte nga farërat, nga pesticidet që nuk janë të sakta dhe na bie sëmundja shumë shpesh për këtë arsye”, thotë një tjetër fermer.

Por në qendrën e transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnje ia vënë fajin për dështimet në bujqësi faktit se shumica e fermerëve nuk orientohet për fidane që duhet të mbjellin.

“E mira është që fermerët të marrin fidan të certifikuar. Fidani duhet të dihet se çfarë hibridi është, çfarë gjeneracioni është, ndërsa më pas do të shohim cilësinë e fidanit”, thotë Isuf Dupi.

Edhe pse janë paralajmëruar aksione për kontrollin e pikave që shesin fara dhe farmacive bujqësore, fermerët e Myzeqesë thonë se nuk kanë parë të merren masa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA