Denoncimi i “Fiks Fare”, procedim penal Oficerit të Policisë Gjyqësore

18/04/2018 08:34

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Beratit duke marrë ryshfet mbrëmjen e së hënës, ndërsa tashmë ndaj tij ka nisur procedimi penal nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Prokuroria për Krimet e Rënda filloi procedim penal ndaj Oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, Gertmond Koroveshi.

Ndaj Gertmond Koroveshi filloi gjithashtu procedimi disiplinor nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat pas denoncimit për përfitim të paligjshëm të shumave monetare nga një qytetar.

Lexo më shumë: Denoncimi i “Fiks Fare”.

Top Channel