Ndonëse në fushë ishte thuajse i gjithë formacioni më i mirë, Reali i Madridit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Athletic Bilbaos.
Skuadra e Zidane e pa veten në disavantazh që në minutën e 14′, pas golit të shënuar nga Williams për baskët dhe më pas nisi një kalvar të pandërprerë aksionesh për të gjetur golin e barazimit.
Gjithsesi, mbrojtja dhe portieri i Bilbaos u mbajtën mjaft mirë deri në minutën e 87′, kur Luca Modriç lëshoi një goditje nga jashtë zone, duke e dërguar topin në rrjetën e portës.
Minutat e mbetura nuk prodhuan ndryshim rezultati dhe Reali u pajtua me një pinë në shtëpi, që gjithsesi e mban në vendin e 3-të.
Më herët, Valencia zhgënjeu në shtëpi ndaj Getafes, teksa humbi 1-2, ndërsa Eibari fitoi 0-1 në Katalunjë ndaj Espanyolit.
Top Channel