
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Një 40-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht pasi ka rënë nga lartësia në momentin kur ishte duke punuar në një pallat në ndërtim.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë.
Policia thotë se u njoftuar përmes një telefonate rreth orës 16:45 minuta. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu thonë se kanë gjetur të pajetë personin me inicalet B.A., 40 vjeç.
Është ngritur një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme.
Top Channel