Pa më të voglin dyshim Igli Tare ka një kontribut të madh në sukseset e Lazio në vitet e fundit, me rolin e tij si Drejtues Sportiv ai ka bërë afrimet e duhura të talenteve të reja në ekip.
Pikërisht për këtë arsye Drejtori Sportiv i Lazios, është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimim me talentet e futbollit, që kanë spikatur me Lazion, duke ndihmuar bardhekaltrit drejt rrugës së suksesit.
Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares, që la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli.
Krahas Tares u vlerësua edhe trajneri Marco Gianpaolo me çmimin “Pankina e Duhur” me motivacionin “trajner i dalluar për sjelljen “fair play”, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.”
Tares dhe Gianpaolos do t’u dorëzohen çmimet në ceremoninë e posaçme të “Football Leader 2018”, që do të zhvillohet me 28 maj në Napoli.
Top Channel