24/05 15:52
Kombëtarja shqiptarja e futbollit mosha U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve fqinj të Italisë.
Federata shqiptare e futbollit ka gjetur akordin sëbashku me homologen e saj italiane për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator 2018, në shtetin italian, ku në ditët në vijim do të percaktohet orari dhe data e kësaj përballjeje.
Kuqezinjtë pikërisht në muajin shtator kanë të programuar edhe një ndeshje të vlefshme për eliminatoret, Spanjë – Shqipëri me 6 shtator.
Në daten 11 shtator futbollistët e teknikut Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj axurrëve dhe më pas do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21.
Top Channel