Kuzhinieri, Enkeleid Dervishi për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” gatuan një recetë me përbërës kryesor Kalen.

Përbërësit:
Sallata Kale
Pak sallate jeshile
Gjysmë speci i kuq
Një qepë të njomë
Bajame te prera holle
Djathë grana
Dhe pak kuinoa të parapërgatitur

Kjo recetë ndahet në dy etapa, pjesa e marinimit dhe pjesa e sallatës.

Për marinimin duhet:
Salcë soje
Pak mjaltë
Pak vaj susami
Pak susam
Pak vaj ulliri

Përgatitja e marinimit
Në një enë të madhe, hedhim një lugë gjelle mjaltë, salcën e sojës, vaj susami, vaj ulliri, i shtojmë pak piper dhe në fund i shtojmë susamin. Pasi i kemi hedhur gjithë përbërësit i trazojmë derisa të krijohet një masë homogjen. Në këtë sallatë nuk duhet hedhur krip, sepse vetë salca e sojës ka kripën e saj.

Përgatitja e sallatës
Ftohim pak kuinonan pasi e kemi zier dhe e bëjmë gati për sallatën. Marrim kalen, i heqim kërcellin secilës gjethe dhe e presim me thikë hollë, po ashtu sallatën jeshil, specin dhe qepën e njomë. Të gjithë përbërësit i vendosim në një tas bashkë me kuinonan. Në fund i hedhim tre lug gjelle nga salca e marinuar që përgatitëm më lartë dhe të gjitha bashkë i përziejmë.

Top Channel