Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përshëndeti rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave dhe shpreh bindjen se vendi do të ecë shpejt në këtë proces.

“Ne do t’ia dalim të ecim më shpejt në këtë proces. Është koha për të treguar më shumë modesti e përgjegjësi, më pak fjalë dhe më shumë punë!”, thotë ai.

Ministri falenderon partnerët dhe rekomandimin e sheh jo vetëm si vlerësim për reformat e ndërmarra, por edhe shtysë për të vazhduar me to.

“Ky akt është shtysa më e mirë për të vazhduar në këtë rrugë: Progres në zbatimin e Reformës në Drejtësi, garantimin e rendit dhe forcimin e sigurisë publike. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me përkushtim dhe modesti në këto sfida të vështira”, shkruan ministri në Twitter.

Top Channel