Ndërsa prezantoi progres-raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg, Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini foli edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë, u shpreh se dy vendet duhet të arrijnë marrëveshje për të normalizuar raportet.

Mogherini u shpreh se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë përpara për të krijuar një situatë më të mirë.

“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shprehem pozitivisht që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje për të normalizuar raportet.

Për këtë arsye perspektiva për të arritur një marrëveshje ekziston dhe unë mendoj se politikanët e të dyja vendeve janë të përgjegjshëm që ka ardhur koha të bëjnë përpara për të krijuar një situatë më të mirë për Beogradin dhe Prishtinën.

Një marrëveshje mes këtyre dy vendeve mund të arrihet. Kjo nuk do të thotë që implementimi i marrëveshjeve të deritanishme nuk duhet të shkojë përpara. Jam shumë e lumtur që kam parë hapa përpara në këtë drejtim. Më gazon vendosmëria e lidershipit politik”, tha Mogherini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA