Për rreth një orë Edi Rama ka mbledhur grupin e tij parlamentar pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku nuk e ka fshehur pakënaqësinë për sa i përket funksionimit të partisë në bazë.

Nga deputetët socialistë, Rama ka kërkuar që të bëjnë më pak jetë kryeqyteti e të shpërndahen nëpër zonat përkatëse.

“Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë më shumë të përkushtuar”, citohet të jetë shprehur kryeministri, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë. Gjumi mbi dafina i strukturave dhe deputetëve të tij, me mendimin se sfida e ardhshme elektorale është ende larg, duket se e ka shqetësuar kryesocialistin. Ai ka kërkuar që “të punohet njësoj sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor” e jo atë të vitit tjetër.

Në mbledhjen e grupit socialist është biseduar edhe çfarë ndodhi të enjten e kaluar në seancën plenare të Parlamentit Rama ka porositur që të ruhet qetësia.

“Nuk duhet t’i kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës”, ka theksuar Kryeministri, referuar edhe rastit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili iu kthye demokratëve duke i lagur me ujë, sjellje për të cilën u dënua me 10 ditë përjashtim nga jeta parlamentare, njësoj si 6 deputetë të tjerë të opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA