Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama e quan krim shtetëror nga policia, prokuroria dhe gjykata arrestimin dhe mbajtjen në burg të 11 kuksianëve, protestues në Rrugën e Kombit.

“Policia, prokuroria dhe gjykata kanë kryer një krim shtetëror me mbajtjen në burg të 11 kuksianëve të pafajshëm, protestues në “Rrugën e Kombit”. Sepse e gjithë veprimtaria e tyre është kryer në kundërshtim me kërkesat që parashikon Kodi i Procedurës Penale! Titullarë dhe përfaqësues të këtyre institucioneve, në bashkëpunim, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe kanë shpërdoruar detyrën! Pas dëshmive të qindra qytetarëve kuksianë, pas provave shkresore e së fundmi, edhe pas provave filmike, provohet katërcipërisht e pa asnjë ekuivok se jemi përpara një krimi shtetëror të organizuar e të realizuar në bashkëpunim”, shkruan Rama.

Ai thotë se kjo është një precedent i rrezikshëm “për të cilin përgjegjësia kryesore bie mbi Prokuroren e Përgjithëshme, e cila edhe vetë është gjithashtu në kushtet e kryerjes së veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal”.

“Ndaj, sipas Kodit të Procedurës Penale, meqenëse është subjekt i posaçëm, për të duhet bërë menjëherë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të rënda! Dhe për të tjerët, drejtuesit vendorë të policisë e prokurorët shërbëtorë që në bashkëpunim janë pjesëmarrës në këtë krim, duhet bërë kallëzim në prokurorinë më të afërt me prokurorinë e Kukësit, për falsifikim të dokumenteve zyrtare në bashkëpunim!”, vijon Rama.

Ai thotë se është shkelur Kushtetuta, janë shkelur Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, janë shkelur ligjet e shtetit, janë shkelur dhe dhunuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut! “11 qytetarë të pafajshëm kuksianë mbahen padrejtësisht në burg! Kur shteti kryen krim, është detyrë e popullit të bëjë drejtësi!”, përfundon postimi i Ramës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA