Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të jenë në rend dite për diskutim pesë interpelanca dhe dhjetëra projektligje e propozim vendime tjera.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të përballet me deputetët në katër interpelanca.
Pos kësaj, interpelancë do të ketë edhe për reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, ndarja e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës dhe interpelanca në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, interpelanca ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli, do të jetë në lidhje me sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës, e thirrur po ashtu nga LVV-ja.
Top Channel