Incident në ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon ministria e jashtme
03/03 20:17
Një 44-vjeçar, shtetas i Kosovës u vu në prangat e policisë kufitare në pikën e Morinës, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan tre pistoleta.
Hamdi Mavriqi, banues në Prishtinë u kap me 3 pistoleta të llojit “Glock” dhe 25 fishekë.
Kontrolli i tij u krye rastësisht nga shërbimet e policisë dhe armët e zjarrit janë gjetur poshtë xhupit.
Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa policia thotë se po hetohet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik armësh.
Top Channel