Rusia: SHBA nuk do zbardhjen e sulmit kimik në Duma

13/04/2018 13:13

Rusia akuzon Shtetet e Bashkuara se nuk u intereson zbardhja e sulmit me armë kimike në Duma dhe se po vonojnë qëllimisht misionin ndërkombëtar për të hetuar ngjarjen e ndodhur më 7 prill.

“Damasku garantoi aksesin e sigurtë në qytetin e Dumas dhe rrethinat e tij për specialistët e Misionit të posaçëm për verifikimin e fakteve të përdorimit të armëve kimike në Siri. Komanda e kontigjentit rus në Siri gjithashtu u shpreh e gatshme për të siguruar asistencën e duhur për ekspertët, përfshirë këtu edhe aspektet e sigurisë së tyre”, deklaron Ministria e Jashtme ruse.

Moska kërkon që misioni të kryejë sa më parë hetimin dhe thotë se zvarritja e tij mund të çojë në vendimarrje të gabuara.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme çdo vonesë në kryerjen e inspektimit. Pra, lind sërish pyetja: a u interson realisht Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre ndonjë hetim? Me sa duket jo. Ky grup vendesh i ka caktuar që në fillim fajtorët dhe siç duket nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendimi i marrë”, deklaron Ministria e Jashtme ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA