Raporti i SHÇBA në komisionin e Sigurisë, në 2017 u proceduan 259 policë

13/04/2018 12:04

Anila Trimi ka vetëm dy javë në krye të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe i duhet të raportojë në komisionin parlamentar të Sigurisë për institucionin që sapo ka nisur detyrën.

Gjatë 2017 numri i efektivëve të policisë të proceduar penalisht për shpërdorim detyre, korrupsion ose veprime arbitrare u rrit ndjeshëm. Sipas raportit të SHÇBA të siguruar një ditë më parë nga Top Channel, dhe që sot po prezantohet në komision, gjatë vitit 2017 janë gjetur me shkelje 88 punonjës policie më shumë se një vit në parë.

Në 2016-ën janë referuar materialet ne prokurori për 171 efektivë ndërsa në 2017-ën numri i policëve të kallzuar është 259. Po ashtu sipas burimeve edhe numri i ankesave në drejtim të uniformave blu është rritur ndjeshëm ndërsa këtë të enjte 2 policë të kufirit u vunë në pranga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA