Alkooli është po aq i dëmshëm sa duhani, sipas studimeve më të fundit shkencore që tregojnë se mbi 5 pijë alkoolike në javë shkurtojnë jetëgjatësinë.

Testet e realizuara te 600 mijë përdorues të alkoolit treguan se, atyre që konsumonin 5 deri në 10 pije në javë, jeta me shumë gjasë iu shkurtohej me 6 muaj.

Kjo shifër rritet edhe më shumë me shtimin e nivelit të konsumit. Ata që pinin 18 pije në javë, apo edhe më tepër sesa kaq, mund ta shohin jetën t’iu reduktohet me 5 vite.

Për ekspertët, ky studim sfidon idenë se një konsum i lehtë i pijeve alkoolike mund të jetë praktikisht i mirë për shëndetin. Alkooli, sipas tyre rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Edhe pse e pranojnë se ai lidhet me një nivel të ulët rreziku për goditjet fatale të zemrës, përfitimet përmbysen nga kërcënimi i formave të tjera të sëmundjeve për këtë organ.

Studimet e mëhershme kanë sugjeruar se, deri në njëfarë mase, konsumi i verës së kuqe është i dobishëm, por disa specialistë mendojnë se këto përfitime mund të jenë ekzagjeruar.

Autoret e raportit të fundit sqarojnë se, ai mbështet udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat që nga viti 2016 rekomandojnë që burrat dhe gratë nuk duhet të pijnë më shumë se 14 njësi alkooli çdo javë, ekuivalente me rreth 6 pije.

Kufijtë e rekomanduar në Itali, Portugali dhe Spanjë janë pothuajse 50% më të larta, ndërsa në SHBA, kufiri i sipërm për meshkujt është pothuajse dyfishi i kësaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA