Teksa Byroja e Kuvendit është mbledhur për të vendosur edhe masat ndaj deputetëve që shkelën rregulloren në seancën e e sotme, dy prej deputetëve të opozitës që u paraqitën për të dhënë shpjegimet e tyre, thanë se vendimi që do të merret ndaj tyre është i ditur, por kjo nuk do t’i ndalë.

“Vendimi për ne është i ditur. Hyra në mbledhje për t’u thënë se vendimet e tyre janë formale nga një parlament jolegjitim. Nëse do të ishte për Ramën dhe Ruçin ne nuk do të ishim në Kuvend, por pas ndonjë teli me gjemba. Shqipëria po zien, reagimi ynë në parlament është vetëm një pjesë e vogël”, u shpreh deputeti i PD, Ervin Salianji.

Ndërsa deputeti i LSI, Endrit Brahimllari pasi dola nga mbledhja e Byrosë së Kuvendit theksoi se reagimi i sotëm i opozitës në Kuvend është një e drejtë legjitime që i ka lindur pasi Rama ofendoi më herët shqiptarët.

“Është hera e dytë që ministri i jashtëm provokon dhe fyen. Opozita në të drejtën e saj legjitime sepse Rama i ka provokuar rëndë shqiptar[t. Kulmin e arriti kur i krahasoj shqiptarët me organet gjenitale. Reagimi është qytetar, populli nuk ndalet më. Mllefi ndaj Ramës ka kapur maksimumin. Goditja jonë do të jetë më e rëndë, nëse Rama do të ofendojë popullin. Është bërë e qartë, Rama provokon kuksianët, e më pas kërkon falje. provokon tregtarët më pas kërkon falje. Pra Rama bën një krim dhe kërkon falje, dhe ne duhet ta falim?!”, u shpreh Brahimllari.

Top Channel