NBA, përcaktohet “playoff”-i. Njihuni me të gjitha çiftet

12/04/2018 09:32

Ka përfunduar sezoni i rregullt dhe janë përcaktuar të gjitha çiftet e “playoff”-it në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.

Në Perëndim, Houston Rockets do të ndeshet me Minnesota Timberwolves dhe Golden State Warriors me San Antonio Spurs. Portland Trail Blazers, me fitoren ndaj Utah Jazz, u rendit në vendin e tretë të Perëndimit dhe do të përballet me New Orleans Pelicans.

Humbja e Jazz bëri që ky ekip të luajë tashmë me Oklahoma City Thunder.

Ndërkohë, në Lindje, Philadelphia 76ers përfundoi në vendin e tretë dhe do të ndeshet me Miami Heat, ndërsa Cleveland Cavaliers do të përballet me Indiana Pacers.

Kuadri i “playoff”-it plotësohet me Boston Celtics-Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors-Washington Wizards.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA