Opozita mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejoi vazhdimin e saj, duke kërkuar përjashtimin më parë të kryeministrit Edi Rama.

Si për rastësi, në momentin që në sallë hyri Sali Berisha, Flamur Noka hodhi në drejtim të kryeministrit një sasi mielli.

Mielli kapi edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Menjëherë pas kësaj, Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka, ndërsa pak minuta më vonë edhe Ervin Salianjin. Por që të dy deputetët e opozitës refuzuan që të largohen nga salla.

“U kërkoj shërbimeve të Kuvendit që të njoftojnë deputetët që të lënë sallën”, tha Ruçi duke ndërprerë sërish seancën.

Pas votimit të projektligjeve në rendin e ditës, seanca u mbyll me deputetët opozitarë të cilët vazhdonin të qëndronin në foltore.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA