Ervin Bushati: Dhuna në Kuvend e përsëritur nga të njëjtët deputetë

12/04/2018 19:24

Deputeti i PS, Ervin Bushati e ka cilësuar shumë të drejtë vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin me 10 ditë të 6 deputetëve të opozitës dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

“Janë përdorur mjete të forta janë hedhur drejt qeverisë. Kjo përbën vepër penale. Rasti i parë që Byroja merr një vendim të tillë për një ministër. Bushati i provokuar disa herë dhe i goditur nga opozita ka hedhur ujë ka shprehur pendesë. Opozita ndërkohë jo vetëm që nuk ka shprehur ndjesë, por ndjehen krenarë. Kjo është e përsëritur disa herë nga të njëjtët deputetë. Byroja ka marrë vendimet e duhura”, u shpreh Ervin Bushati.

Sipas Ervin Bushatit, teksa thekson se opozita nuk ka asnjë ide, vlerëson se detyra e saj është që me argumentet e duhura të bindë popullin se qeveria nuk po bën punën e duhur, por kjo sipas tij nuk bëhet duke bllokuar rrugët.

“Opozita është shterpë, thjesht ndjek momente të caktuara. Opozita në drejtën e saj që të kërkojë të vijë në pushtet, por ka pranuar që të hyrë në zgjedhje, e do të presë 4 vite. Ka për detyrë që me argumente të bindë qytetarët që kjo mazhorancë nuk po bën detyrën e duhur, por jo duke bllokuar rrugët dhe foltoren”, tha deputeti i PS.

Top Channel