Kamza po rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria Superiore dhe në mungesë të rezultateve pozitive drejtuesit e klubit kanë shkarkuar trajnerin Ramadan Ndreu.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e skuadrës së Kamzës, që njëkohësisht kanë vendosur t’ja besojnë drejtimin e skuadrës deri në fundin e sezonit, Julian Ahmatajt. Ahmataj, ish-futbollist i Dinamos, Tiranës, Elbasanit dhe shumë klubeve të tjera të njohura ka marrë drejtimin mesditën e së mërkurës, ku është prezantuar edhe me futbollistët.

Kamza pas paraqitjes së shkëlqyer në 2 fazat e para të sezonit ka patur një rënie të lirë dhe nuk njeh fitore që nga 24 shkurti, kur mundi në transsfertë Lushnjen 2-3. Kamza mban vendin e 7 në klasifikim me 34 pikë, 1 më shumë se Vllaznia dhe 4 pikë më shumë se Teuta, që është e parafundit në klasifikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA