Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha sot është rreshtuar në krah të biznesit të vogël kundër futjes së tij në skemën e TVSH-së.

Por, Arben Ahmetaj thotë se një masë të ngjashme me këtë të marrë nga Qeveria “Rama”, kishte planifikuar edhe Qeveria “Berisha”.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kreu i Financave paraqiti tha se në protokollin e dikasterit që drejton ka një draft të qeverisë Berisha për të ulur pragun nga 50 mln në 2 mln lekë të reja.

“Ata që dje gënjyen disa biznesmenë kanë qenë autorët e ndryshimit të pragut nga 8 në 5 milionë. Nuk po e komentoj fare nëse ka qenë e duhur, apo jo e duhur. Sot bëjnë sikur qajnë për biznesin e vogël. Kam një draft-vendim të Qeverisë së Berishës për ta bërë nga 5 milionë në 2 milionë. Ky draft është në protokollin e Ministrisë së Financave”, deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA