Tkurren kullotat në Konispol. Blegtorët: Komuniteti Mysliman po na përzë

09/04/2018 12:16

Vitet e fundit, Muzafer Çaparo ka reduktuar kopenë e tij në Konispol sepse kullotat janë pakësuar, sipas tij, prej kontratave të bashkisë me blegtorë që kanë ardhur nga territore të tjera të vendit .

“Kontratat janë të paligjshme. Kryetari i bashkisë, nëse na mbështet, duhet të vijë me ne derë më derë, derisa të gjejmë të drejtën tonë”, deklaron Muzaferi.

Admirimi bari thotë se nëse do të mbetet pa kullotë do të detyrohet të shesë tufën e të dalë në rrugë: “Kemi investuar 30 vite në atë kullotë dhe me të mbajmë fëmijët. Këta na thonë që të prishim biznesin se do ta bëjmë neve”.

Prej më shumë se një dekade qeratë e kullotës i janë paguar sistematikisht Komunitetit Mysliman. Që prej një viti ky i fundit ka vendosur t’i largojë blegtorët vendas dhe të lidhë një kontratë me një kompani private që mendohet se do ta kthejë kullotën tradicionale në një plantacion shegësh.

Blegtori Ladi Malo thekson: “Kemi 30 vjet që jetojmë me këto stane dhe tani vjen firma e thotë dilni jashtë! Kemi shkuar në Tiranë, në Komunitetin Mysliman dhe na thanë që do e shesim ku të duam kullotën”.

I pyetur për situatën, kreu i Bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri thotë se bashkia po bën përpjekje për sistemimin e blegtorëve në kullota të tjera dhe se nuk mund të ndërhyjë për menaxhimin e territoreve private.

Por, blegtorët thonë se nuk ka më asnjë pëllëmbë të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA