
Blegtorinë e dëmton importi! Qumështi serb vjen me çmim shumë më të lirë se sa prodhimi i fermave shqiptare. Fermeri: U detyrova të…
06/03 15:19
Banorët e një lagjeje në fshatin Seman të Fierit jetojnë pjesën më të madhe të vitit me ujërat e zeza në portat e shtëpive.
Ata kanë dërguar në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel, pamje nga gjendja e krijuar para shtëpive të tyre, situatë që thonë se përsëritet gjithnjë pas shirave.
Pellgjet që shihni në pamje janë ujëra të zeza, të cilat duhet të ishin nëntokë. Por, ato rrezikojnë çdo ditë shëndetin e banorëve duke dalë në sipërfaqe, ku qëndrojnë me ditë të tëra.
Sipas banorëve, kanalizimi është bllokuar disa metra më larg nga një objekt i ngritur me leje i Njësisë Administrative Topojë, nga e cila varet fshati Seman, e që në këtë rast duhet edhe të ndërhyjë për të zgjidhur këtë situatë.
Top Channel