Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendon se nuk është gjetur asnjë provë për një sulm me armë kimike në qytetin Doumas në Siri, që mbahet nga forcat rebele.

Burimet mjekësore thonë se dhjetëra persona u vranë në sulmin e supozuar të së shtunës, por shifrat janë të pamundura për t’u verifikuar, shkruan BBC.

Lavrov thotë se specialistët rusë dhe punonjësit e ndihmës kishin vizituar zonën, nga e cila forcat rebele kanë nisur të tërhiqen pas një marrëveshje për dorëzim.

Por ndërkohë pas publikimit të lajmit për sulm me armë kimike, SHBA dhe Franca kanë kërcënuar me një “përgjigje të fortë, të përbashkët”, kundër regjimit të Bashar Al Assad në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA