Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në Facebook lidhur me procedimet penale të policisë ndaj deputetëve, duke u shprehur se Rama po i çon tensionet politike në vend drejt pikës “pa kthim mbrapa”!.
“Urdhri juaj për të proceduar penalisht deputetët, kryebashkiakët e opozitës e qytetarët, është tejet provokues dhe krijon një precedent ekstremisht të rrezikshëm. Kjo nuk ka aspak lidhje me faktin nëse mund të na dënoni apo jo, megjithëse kur regjimet marrin këtë “fytyrë” mund të ndodhë gjithçka, por pak rëndësi ka kjo”, shkruan Shehu.
Ai ka një pyetje për kryeministrin: “Si mendoni se do të influencojë një gjë e tillë për rrugën tonë europiane? Të tilla veprime nuk janë shakara e as lojra fëmijësh!”.
Ai i bën thirrje kryeministrit, si një politikan që beson se politika është “arti i kompromisit dhe gjeneratori i përplasjes” se duhet të ndalojë “këtë makinë të së keqes sa nuk është vonë”.
Top Channel