Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Shënkoll të Lezhës teksa ishte duke peshkuar në një kanal. Mësohet se ngjara ka ndodhur para orës 17:15, kur edhe policia është njoftuar për rastin.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se 32-vjeçari me inicialet L.B. ka qenë duke peshkuar tek një kanal në Shënkoll dhe kallami, me të cilin peshkonte, ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike.
Ai është nisur menjëherë për në Spitalin Rajonal të Lezhës, por nuk ka mbijetuar.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel