Masat e policisë së Tiranës janë fokusuar në monitorimin dhe kontrollet e përbashkëta policore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe evidentimin e shkeljeve administrative, vazhdon edhe kontrolli i territorit për mjetet e braktisura që kanë zënë hapësirat publike brenda komplekseve të banimit dhe rrugë të tjera.

Kontrollet më të shtuara për respektimin e semaforit janë fokusuar në rrugët kryesore urbane si në rrugën “Dritan Hoxha”, rrugën e Kavajës, rrugën “Konferenca e Pezës” dhe në urën e ngushtë të “Babrrusë”, ku nga kontrollet janë konstatuar dhe ndëshkuar për shkelje të semaforit 88 drejtues mjetesh si dhe është proceduar penalisht për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shtetasi me iniciale E.L 49 vjeç i cili pasi u konstatua në shkelje të semaforit dhe me qëllim shmangien e penalizimit tentoi t’i ofroi agjentit verifikues një shumë të caktuar lekësh.

Gjithashtu janë evidentuar dhe njoftuar 128 mjete që nisur nga rrethanat dhe gjendja e tyre ekziston arsyetimi i bazuar që mund të jenë të braktisura si dhe janë spostuar me mjet ngritës 25 mjete të kësaj kategorie që ndonëse janë njoftuar nga policia nuk i kanë larguar mjetet nga hapësira publike brenda afatit të caktuar.

Këto masa të policisë do të vijojnë dhe në ditët e ardhshme dhe do të fokusohen në zgjidhjen e shqetësimeve që janë adresuar nga qytetaret nëpërmjet ankesave dhe denoncimeve në numrin e emergjencave 112, Komisariatin Dixhital, etj; duke shfrytëzuar të gjitha pajisjet teknike e logjistike për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit rrugore , kryesisht ata që janë burim i shtuar aksidenti, si drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, shpejtësi tej normave të lejuara, parakalime dhe mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat e banuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos përdorim i rripit te sigurimit e i kaskave mbrojtëse etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA