Misioni Artemis II thyen rekordin historik të Apollo 13, astronautët arrijnë pikën më të largët nga Toka
Të paktën 70 vetë kanë mbetur të vdekur pas një sulmi të dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutën Lindore, në Siri.
Forcat e shpëtimit vullnetar, Helmetat e Bardha shpërndanë imazhe grafike duke treguar disa trupa në bodrume. Ata thonë se numri i viktimave kishte të ngjarë të rritej akoma më shumë.
Konfirmimi për viktimat e deritanishme vjen nga mjekët dhe vullnetarët në Siri, ndërsa qeveria vendase i ka quajtur akuzat për një sulm kimik, një trillim.
Departamenti amerikan i shtetit tha se raportet flasin për një numër potencialisht të lartë të viktimave, duke përfshirë edhe familjet në qendra strehimi.
DASH theksoi se Rusia me mbështetjen e palëkundur të saj për qeverinë e Sirisë, përfundimisht mban përgjegjësi për sulmet e supozuara.
Top Channel