
23/02 22:38
Një incident vërtetë i frikshëm ka ndodhur në skuderinë Ferrari, duke rrezikuar jetën e një prej mekanikëve të “kokëkuqes”.
Piloti finlandez i kokëkuqes, Kimi Raikkonen u fut në Pit Stop, për të kryer ndërrimin e gomave, por nxitimi në dalje bëri që të përplaste njërin prej mekanikëve, duke i thyer këmbën.
Gara e Raikkonen nuk shkoi aspak mirë, pasi u detyrua ta braktisë atë në xhiron e 36-të, menjëherë pas incidentit në bokse duke mos dalë nga Pit Stop.
Nga sa dallohet në pamje filmike, nga makina e Raikkonen ka dal tym, çka ka ardhur si pasojë e mos zëvendësimit të mirë të një prej gomave.
Top Channel