Pse u sulmua Ismet Drishti? Pronari i “Zjarr TV”: Autori u identifikua, nuk po kapet

08/04/2018 15:02

Gazetari Ismet Drishti, u sulmua pak ditë më parë nga 15 persona me kapuça dhe sende të forta pasi doli nga ambientet e “Zjarr TV”, në pronësi të tij. Por megjithëse autori është identifikuar, policia ende nuk e ka kapur.

“Deklarata e policisë thotë se Ismet Drishti është sulmuar nga një i mitur, por kush qenka ky që s’kapet, s’është as Balili as Shullazi”, thotë Ismet Drishti.

4 muaj më parë zyrat e “Zjarr TV” u sulmuan sërish nga disa persona që vodhën disa pajisje, ngjarje sërish e pazbuluar nga policia.

“Në rastin e parë i kam lënë si kam vënë gishtin askujt, por nuk është zbardhur, por kjo deklaratë e policisë në rastin e dytë më bën të mendoj se këtu dikush ka dorë”, thotë Drishti.

Drishti thotë se nuk ka konflikt me asnjë person dhe nuk beson në zbardhjen e ngjarjeve.

“S’kam apel, vetëm ta dijë se kush i ka lëshuar qentë do t’i tredh vetë, u bo hera e dytë”, shprehet gazetari.

Për dhunimin e gazetarit Ismet Drishti reagoi edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive duke e cilësuar rastin alarm për lirinë e medias në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA