Në kohën kur opozita ka deklaruar vijimin e protestave dhe mos bindjen civile, komisariatet e policisë Lushnje, Vore, Elbasan dhe Kurbin kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë mbi 60 persona.

Mes tyre 34 deputetë akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme “ dhe “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia ka paditur edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Në listën e të proceduarve nuk mungojnë as kryebashkiakët e djathtë Voltana Ademi dhe Bashkim Shehu.

Të enjten e kaluar opozita doli në rrugë për të protestuar ndaj arrestimit te 23 qytetarëve në Rrugën e Kombit që kundërshtuan taksën 5 euro por dhe hyrjen në fuqi të taksave të reja si ajo e pronës apo TVSH për biznesin e vogël.

Përveç paralizimit të qarkullimit në Vorë, Elbasan, Milot dhe Lushnje disa nga protestuesit akuzohen edhe për ndotje të ajrit pasi kanë djegur disa goma. Në të 4-t tubimet protestuesit lejuan kalimin e ambulancave dhe rasteve urgjente ndërkohë që nuk munguan tensionet dhe konfrontimet fizike me policinë, e cila kërkoi me megafon hapjen e rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA