Meta shmang procedimin e protestuesve, bën thirrje për më shumë dashuri
08/04/2018 14:04
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta uroi të gjithë besimtarët ortodoksë në ditën e shënuar të pashkëve.
Nga Kisha Ortodokse, ku shkoi për vizitë, kreu i shtetit theksoi se dashuria për jetën dhe njerëzit, është forca e duhur për t’u përballur me sfidat.
“Kjo është një ditë mjaft e rëndësishme, që përcjell një mesazh të jashtëzakonshëm në emër të dashurisë për jetën dhe njerëzit, ringjallja e Krishtit me besimin se e mira do triumfojë. Uroj sa më shumë mbarësi, mirësi dhe dashuri mes shqiptarëve”, u shpreh kreu i shtetit, në dalje nga kisha ortodokse.
Më pas Meta refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse ishte dita e duhur për të proceduar penalisht 23 protestues në rrethin e Kurbinit.
Top Channel