Krishti u ngjall! Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

08/04/2018 00:14

Qindra qytetarë në mesnatë ishin në Katedralen Ortodokse ‘Ringjallja e Krishtit’ në Tiranë. Mesha u kremtua nga Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Janullatos.

Ky është edhe viti i parë që Kryepeshkopi e drejton këtë shërbesë Pashke si shtetas Shqiptar, por e mbajti atë sërish në Greqisht.

“Krishti u Ngjall dhe ju diuhet të gëzoni të gjithë për besimin tuaj ndaj Zotit, për fitoren e së mirës ndaj të keqës”, tha ndër të tjera Janullatos.

Kryepeshkopi Janullatos uroi qindra besimtarë të mbledhur para Katedrales, me lutje ndaj Zotit, duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Duke u lutur për paqë, mirësi e harmoni në familjet e tyre, besimtarët ndezën qirinj për të marrë bekimin e Zotit,

Numri i besimtarëve ishte jashtëzakonisht i madh, pasi shumë prej tyre e kanë ndjekur lutje jashtë ambjenteve të Katedrales.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA