Dorëzohet në polici ish-presidenti i Brazilit: Komplot i konservatorëve

08/04/2018 04:00

I dënuar për korrupsion dhe riciklim parash të pista, lideri i partisë së punëtorëve dhe ish-president i Brazilit, e quan një komplot të konservatorëve dënimin e tij: “Nuk do t’ja mbath, por do të luftoj për të treguar pafajsinë time”, tha ish-presidenti.

“Jam i pafajshëm, por do të respektoj mandatin e arrestit”. Ish-preisdenti brazilian Luis Inacio Lula da Silva ju dorëzua policisë pas shumë paqartësish dhe disa ditësh negociatash, për dënimin që ai ka marrë për korrupsion dhe riciklim parash të pista. Lula kërkoi kohë deri në momentin e fundit: fillimisht për meshën në kujtim të bashkëshortes së tij, më pas për një drekë familjare dhe në fund për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Palmeiras dhe Corinthians.

Por në orën 18:40 me orën lokale ai u largua në këmbë nga selia qëndrore e sindikatës së metalugëve, ku ndodhej i strehuar pej ditësh dhe më pas u ngjit në makinën e policisë federale, që e priste për ta shoqëruar. Ish-presidenti kishte tentuar të largohej nga ndërtesa që dy orë përpara, por mbështetësit e tij nuk e kishin lënë, duke e detyruar që të rihynte në ndërtesë. Lula është dënuar me 12 vjet burg.

Lula mbajti edhe një fjalim përpara mijëra mbështetësve të tij që ishin mbledhur përreth selisë së sindikatave të punëtorëve dhe metalurgëve. “Obsesioni i tyre që të shikojnë Lula da Silvën pas hekurave. Unë do ti shoh në sy”, u tha mbështetësve të tij Lula da Silva.

Top Channel