Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare doktori dhe profesori i njohur i neurologjisë, Nasi Bozheku. Lajmin për vdekjen e profesorit e njoftuan familjarët që konfirmojnë se një edemë polmonare është bërë shkak.

Profosor Doktor Nasi Bozheku është një prej figurave më të shquara të mjekësisë shqiptare dhe asaj të neorologjisë në veçanti. Profesor Bozheku lindi më 14 shkurt të vitit 1942 në Tërbaç të Vlorës. Studimet i kreu në fakultetin e mjeksisë në Tiranë dhe më pas u specializua në Francë e Rumani në fushën e neuro-psikiatrisë.

Doktor Bozheku është themelues i katedrës së neuroinfeksioneve pranë Universitetit të Tiranës, ku edhe punoi për pjesën më të madhe të jetës së tij. Prof. Dok. Nasi Bozheku ka qenë shumë i njohur për këshillat e tij për dhimbjet e kokës, migrenën, epilepsitë dhe pagjumësitë.

Mjekësia humbi një nga figurat e shquara të saj. Familjarët njoftojnë se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet të dielën në orën 11 në varrezat e Sharrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA