“E ndyrë dhe e thjeshtë”. Brenda banesës ku fshihej El Chapo (Foto)

07/04/2018 10:27

E ndyrë, e shkretuar, me karrige të thjeshta plastike, divanë të dalë boje dhe korridore plot me kokainë. Po flasim për banesën ku fshihej El Chapo, bosi meksikan i drogës, i cili tashmë po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Nju Jork.

Në pamjet e publikuara për herë të parë në NBC, shihet aksioni i përbashkët i policisë meksikane dhe asaj amerikane për të kapur Joaquin Guzman në shkurt të vitit 2014, në Culiacan.

Atëherë, El Chapo arriti të shpëtonte nëpërmjet një tuneli dhe policia ngeli vetëm me pamjet e bananeve jeshile të rreme, që përdoreshin për të kontrabanduar kokainë.

Fotot nga vendi i fshehtë tregojnë sendet e çuditshme që zotëronte bosi meksikan. Në njërën prej tyre, hetuesit gjetën një thes të zi me qindra banane jeshile, që brenda kishin kokainë. Ata gjetën edhe shumë armë, që nga automatikët e deri te një pistoletë me xhevahirë që kishte inicialet e El Chapo-s.

Njëri prej agjentëve të policisë që ishte pjesëmarrës në këtë aksion, thotë: “U habita shumë, pasi vura re që nuk i lejonte vetes gjëra luksoze. Ishte një banesë shumë e thjeshtë. Tavolina e karrige plastike dhe asgjë që mund të presësh nga një bos droge”.

Edhe pse në operacionin në fjalë El Chapo u arratis, ai u kap më vonë gjatë vitit 2014 në një plazh në Mazatlan.

FOTO GALERI
6/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA