Wainright vlerëson policinë e Shtetit në operacionet ndërkombëtare

06/04/2018 14:40

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ndodhet në Hagë ku ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së drejtorit të Europo, Rob Wainright. Pasuesja e tij është drejtoresha e Policisë së Belgjikës.

Veliu zhvilloi një takim me Rob Wainright të cilin e falënderoi për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Policisë shqiptare gjatë kohës që drejtoi organizatën. Ai uroi Veliun për detyrën e re, si dhe vlerësoi progresin e policisë, sidomos për rezultatet e arritura muajt e fundit, por edhe për operacionet ndërkombëtare ku Policia shqiptare është vlerësuar me çmime.

Gjatë vizitës në Hagë, Veliu takoi Drejtorin e Trupës Kombëtare të Policisë së Mbretërisë së Hollandës, Erik Akerboom. Ata vlerësuan bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy policive si dhe diskutuan mbi mundësitë për ta forcuar dhe shtrirë më tej këtë bashkëpunim.

Drejtori i Policisë së Hollandës çmoi rezultatet e arritura së fundmi në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”; masat për parandalimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionin e paligjshëm.

Gjatë qëndrimit në Hagë, Drejtori Veliu zhvilloi takime me strukturat mbështetëse dhe operacionale të EUROPOL-it, ku u bisedua për çështje konkrete të bashkëpunimit, operacione të përbashkë dhe ndihmën për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

 

Top Channel